NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË

  • SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA
  • PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË KDIMDP
  • PERSONAT TË CILËT PËRDORIN SHËRBIMET E KDIMDP
  • VIZITORËT NË PORTALIN “PYET SHTETIN”
  • KOORDINATORI I TË DREJTËS PËR INFORMIM
  • AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE
  • PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE
  • LIDHJET ME FAQET E TJERA
  • NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM
  • ANKESA APO PYETJE
  • SI TË NA KONTAKTONI
  • POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur Autoriteti i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim KDIMDP), të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

- Personat të cilët dërgojnë kërkesa për informim ndaj çdo autoriteti publik përgjegjës, si dhe ankesa në rast refuzimi të këtij informacioni. Kërkesa për informim mund të përmbajë të dhëna personale si emrin dhe mbiemrin e kërkuesit, adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
- Individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence, etj.
- Vizitorët në faqen tonë.
- Kandidatët për punësim dhe punonjësit tanë të tanishëm si dhe ish-punonjësit.

PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË KDIMDP

Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.

Kur paraqitet një ankesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e kodit etik të institucionit të miratuar nga Komisioneri si dhe me rregulloren për të drejtën e informimit, akt ky i miratuar nga Komisioneri.

Ne përdorim të dhënat personale që mbledhim vetëm për procesin e shqyrtimit të ankesës dhe për të kontrolluar nivelin e shërbimeve që ne ofrojmë. Ne përpilojmë dhe publikojmë statistika duke treguar informacione të tilla si numri i ankesave që marrim, por jo në një formë që të identifikojë ndonjërin prej tyre.

Ne mbajmë të dhëna personale të përfshira në dosjet e ankesave në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato mbahen në një mjedis të sigurt dhe aksesi në të është i kufizuar në bazë të parimit “nevoja për të ditur dhe njohur “.

Kur japim rekomandime apo vendosim sanksione ne mund të publikojmë identitetin e subjektit në raportin vjetor apo në njoftimet periodike për shtyp. KDIMDP në asnjë rast nuk bën një identifikim të tillë përpara se ai të jetë bërë publik.

PERSONAT TË CILËT PËRDORIN SHËRBIMET E KDIMDP

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ofron shërbime të ndryshme për publikun. Për shembull, KDIMDP dërgon për t`u botuar në shtypin e shkruar artikuj të ndryshëm me qëllim ndërgjegjësimin e subjekteve të të dhënave. Në këtë rast ne përdorim një palë të tretë e cila merret me botimin përkatës duke u lejuar që të përdorë vetëm informacionin e dhënë nga ne për botim.

Ne përdorim detaje të të dhënave të ofruara dhe i mbajmë ato me qëllim që të ofrojmë shërbimin ndaj subjektit edhe për rastet e kërkuara nga ky i fundit për qëllime të tjera të lidhura ngushtë me të. P.sh kur ne i përgjigjemi një personi i cili më parë ka kërkuar informacion mbi kryerjen e një teme diplome, ne mund të përdorim të dhënat e tij për të testuar nëse personi apo personat janë të kënaqur me nivelin e shërbimit që ata morën. Kur personat regjistrohen për të marrë shërbime nga KDIMDP, ata mund të revokojnë regjistrimin e tyre në çdo kohë.

VIZITORËT NË PORTALIN “PYET SHTETIN”

Autoriteti i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është përgjegjës për portalin http://pyetshtetin.al. Përmes këtij portali, Autoriteti i Komisionerit transmeton dhe mbledh informacione. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet internetit është shërbimi ndaj qytetarëve. Nëpërmjet portalit, Komisioneri u vjen në ndihmë qytetarëve apo subjekteve të interesuar duke u bërë prezente të drejtat e tyre në kuadër të Ligjit për të Drejtën e Informimit.

Për vizitoret e portalit “Pyet Shtetin” sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me klikimet e rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e qytetarëve, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).

Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar portalin.

Autoriteti i Komisionerit nuk përdorë (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e këtij portali. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.

Motori i kërkimit në këtë portal të internetit është i fuqishëm dhe i lehtë për t’u përdorur po aq sa kërkimi në Google. Të gjitha kërkesat e kërkimit trajtohen nga motori kërkimit dhe informacioni nuk i kalohet ndonjë pale të tretë.

Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.

KOORDINATORI I TË DREJTËS PËR INFORMIM

Në zbatim të nenit 10 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Autoriteti Publik cakton një prej nëpunësve si Koordinator për të drejtën e informimit, me qëllim bashkërendimin e punës për garantimin e të drejtës së informimit.

Në portalin “Pyet Shtetin” ju do të gjeni të publikuar emrin/mbiemrin dhe adresën email të koordinatorëve për të drejtën për informim.

AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE

Autoriteti i Komisionerit përpiqet të jetë sa më i hapur për t`i dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale” ‘në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t’ju:

- Japim një përshkrim të tyre;
- Bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato;
- Tregojmë se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna;
- Japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme;
- Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.

Për të bërë një kërkesë pranë Autoritetit të Komisionerit, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim në adresën [email protected].

Nëse jeni dakord, ne do të përpiqemi të merremi me kërkesën tuaj në mënyrë jo formale, për shembull duke iu dhënë informacionin specifik nëpërmjet telefonit.

Nëse ne mbajmë informacion në lidhje me ju, ju mund të na kërkoni të korrigjojmë gabimet në të, duke na kontaktuar përmes email-it ose pranë zyrave tona.

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Në shumë rrethana, ne nuk përhapim të dhëna personale pa pëlqimin tuaj. Megjithatë kur ne hetojmë një ankesë, për shembull, na duhet të ndajmë informacionin personal me subjektin përkatës ose organet e tjera të përfshira.

Ju mund të merrni më shumë informacion mbi:

- Marrëveshjet që kemi me institucione të tjera për shkëmbimin e informacionit;
- Rrethanat kur ne mund të përhapim të dhënat personale pa marrë pëlqimin, për shembull për të parandaluar dhe zbuluar një krim dhe për të prodhuar statistika anonime;
- Udhëzimet tona për stafin se si duhen mbledhur, përdorur dhe fshirë të dhënat personale;
- Mënyrën si ne kontrollojmë se të dhënat që ne mbajmë janë të sakta dhe të përditësuara.

LIDHJET ME FAQET E TJERA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM

Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt duke vlerësuar këtë politikë të privatësisë si mjaft të rëndësishmet në veprimtarinë e punës së KDIMDP-së.

ANKESA APO PYETJE

Komisioneri përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë. Ne mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e procedurave tona.

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër. Nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e Autoritetit të Komisionerit. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën email [email protected]

SI TË NA KONTAKTONI

Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e-mail në adresën [email protected].

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

Autoriteti i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale përpunon informacionin me qëllim kryerjen e detyrave të tij statutore. Informacioni është një aset i çmuar. Vazhdimësia e punës së kontrolluesve është e varur në integritetin e tyre dhe disponueshmërinë e vazhdueshme. Prandaj, duhet të ndërmerren hapa për të mbrojtur informacionin nga përdorimi i paautorizuar, ndryshimi, zbulimi apo shkatërrimi, qoftë aksidental ose i qëllimshëm.

Autoriteti i Komisionerit është i angazhuar për të siguruar përdorimin e informacionit përmes sistemeve të teknologjisë me qëllim ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit nën mbikëqyrjen e tij.

Autoriteti i Komisionerit përdor një qasje të bazuar në risk, gjatë vlerësimit dhe të kuptuarit të rreziqeve si dhe përdor të gjitha mjetet fizike, të personelit, teknike dhe proçedurale për të arritur masat e duhura të sigurisë. Autoriteti i Komisionerit merr parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit për të arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e informacionit dhe të dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje e sigurisë.

Stafi i Autoritetit të Komisionerit i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. Autoriteti i Komisionerit i ofron udhëzime dhe trajnime stafit të tij për t’u mundësuar atyre të kuptojnë dhe të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respektimin e sigurisë së të dhënave. Autoriteti i Komisionerit vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen. Autoriteti i Komisionerit monitoron pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet e tyre në lidhje me sigurinë.